Ministri shëndetësisë paralajmëron: Koreja Jugut në prag të një valë të katërt të Covid-19

schedule08:34 - 5 Prill, 2021

schedule 08:34 - 5 Prill, 2021

Ministri i Shëndetësisë i Koresë së Jugut Kwon Deok-cheol paralajmëroi se Koreja e Jugut mund të jetë në prag të një vale të katërt të koronavirusit pasi vendi regjistroi më shumë se 500 raste të reja për të pestën ditë radhazi.

“Gjatë javës së kaluar, numri i rasteve të reja ditore ka qenë rreth 500, duke treguar qartë një trend të rritjeve të rasteve, tha Kwon në një konferencë të dielën.

Ai i kërkoi popullit të ndiqte protokollet shëndetësore për të parandaluar përhapjen e  Covid-19. Zyrtari shëndetësor Son Young-rae, gjithashtu  tha nëse vazhdon rritja e rasteve, qeveria do të marrë masa të reja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!