Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl po shijojnë ditët më të lumtura të jetës së tyre pasi u bënë prindër për herë të parë me 16 Mars. Ndërsa shumë personazhe publikë preferojnë t’i mbajnë larg vëmendjes së publikut fëmijët e tyre, modelja ka bërë të kundërtën.
Direkt pas lindjes, Afërdita prezantoi vogëlushin e saj, Sky Blue me gjithë botën. “Nuk mund ta përshkruajmë këtë dashuri”, shprehej Afërdita. Ardhjen e tij në jetë dhe takimin e parë me të, Afërdita e ka përshkruar si momentin që i ka ndryshuar krejt jetën.
Ndërkohë së fundmi, modelja dhe partneri i saj kanë realizuar një set fotografik. Ata kanë pozuar me të voglin e tyre si një familje, ndërsa kanë uruar dhe Pashkët. /abcnews.al