Pedagogia Ilirjana Kuçana denoncoi pasditen e sotme gjatë një bashkëbisedimi me Lulzim Bashën në Durrës, se është “kërcënuar nga Edi Rama dhe bandat e tij” pasi ka ngritur zërin për problemet e studentëve.
- Lexo edhe: Basha me të rinjtë në Durrës: Të largojmë Ramën, kemi planin si të shijoni jetën këtu dhe jo të ikni
“Zoti Basha unë i jam bashkuar ekipit tuaj për një arsye që sot do ta bëj publike. Unë jam pedagoge prej një dekade, po e bëj publike sot për herë të parë përse u jam bashkuar; jam kërcënuar nga kryeministri i vendit Edi Rama dhe bandat e tij kur kam ngritur zërin herë pas here për studentët.
Kam dalë t’i bashkohem ndryshimit, pasi nuk dua që vajza ime të përballet pas 10 viteve me të njëjtën situatë, presione dhe mungesë cilësie arsimi.
Kolegët e mi kërkojnë ndryshim. Ndoshta për shkak të punës, për shkak të presioneve, nuk dalin në ekran ta thonë, por janë në krahun tuaj” tha Ilirjana Kuçana./db/ Abcnews.al