Apeli le në fuqi 29 vite burg për të pandehurit e dosjes “Treblova”

schedule20:37 - 23 Shtator, 2018

schedule 20:37 - 23 Shtator, 2018

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda la në fuqi vendimin e dhënë nga Shkalla e Parë me 29 vite burg në total për katër të pandehurit e dosjes “Treblova”. Ata u arrestuan në tetor të vitit 2016, operacion ku u bllokuan 2.4 ton kanabis, si pjestarë të një grupi të angazhuar në kultivimin e kanabisit. Sipas prokurorisë, droga e prodhuar trafikohej në Itali nga grupi i “Habilajve”. Referuar vendimit të lënë në pandryshuar në Apel, të pandehurit u fajësuan për “kultivim të lëndëve narkotike, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal”.

Sipas vendimit të lënë të pandryshuar nga Apeli, Taulant Haxhiraj u dënua me 9 vite burg. Shkëlqim Koçiaj dhe Marjus Bajrami u dënuan me nga 8 vite, ndërsa Xhovalin Baco me 4 vjet heqje lirie. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, të pandehurit përfituan uljen e një të tretës së këtyre dënimeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!