Basha nga Durrësi: PD e vetmja shpresë, do jemi transparent, jo si fatura 110 mln € e Becchettit

schedule16:25 - 4 Prill, 2021

schedule 16:25 - 4 Prill, 2021

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, mëngjesin e sotëm e ka cilësuar si luftë personale atë të kryeministrit Edi Rama dhe sipërmarrësit italian Francesco Becchetti.

Së fundmi gjatë një takimi me qytetarët e Durrësit, kreu i PD-së i është rikthyer edhe një herë kësaj çështje duke thënë se nëse PD vjen në pushtet vendimet do të jenë transparente dhe jo si gjyqi i humbur me Bechettin duke i kushtuar vendit 110 milion euro.

“Janë pjesë e një plani pune të hartuar prej kohësh. Si kama ardhur për të qarë hallet nuk do fshihem por do të vijë për të diskutuar planet dhe projektet apo vendimet. Këto vendime nuk do merren me fshehtësi nuk do të merren pa transparencë apo për të favorizuar një grusht njerëzish që e paguajnë të gjithë qytetarët. Si ajo fatura e Becchettit prej 110 milion eurosh. Do merren me ju dhe me transparencë. Por edhe me referendume lokale për të thënë mendimin e tyre qytetarët.” tha Basha nga Durrësi.

Ndërkohë Basha ka thënë se Partia Demokratike është e vetmja shpresë për qytetarët që të sjellë ndryshimin dhe të krijojë një qeveri në shërbim të tyre.

“PD është e vetmja shpresë për ndryshim. Kjo mua më ngarkon me një detyrë tepër të madhe. Që vetëm jo mbështetësit tradicional tonët, por edhe shpresën e mbështetjen e kundërshtarëve tanë politik. Ju garantoj juve dhe kundërshtarëve, socialistëve që ndihen të braktisur se 25 prilli do të jetë ndryshim edhe për ta. Do e thyejmë rrethin vicioz. Është një qeveri që do punojë për të gjithë shqiptarët pavarësisht bindjeve politike.” tha kreu i PD-së. E.L/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!