Prej disa muajsh Stresi u largua në Angli, pas protestës për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i policisë. Reperi ndodhet në arrati, por kjo gjë nuk e e ka ndalur atë të merret me muzikë dhe të sjellë projekte të reja.
Gjatë kësaj kohe ka qenë shumë aktiv, ndërkohë që projekti më i fundit mban titullin “S’jom Dorzu” në bashkëpunim me Getinjon. Largimi drejt këtij vendi kishte patur një arsye, pasi reperi pak javë më parë zbuloi se po bashkëpunon me reperin e njohur anglez, C Biz.
Reperi ka treguar shpeshherë për lidhjen e ngushtë që ka me të ëmën. Ditën e sotme ai e ka nisur ditën me disa fjalë të ndjera për të. Teksa ka ndarë me ndjekësit një foto nga biseda që ka zhvilluar me të, Stresi shkruan: “E kush ma mbush shpirtin mu që në mëngjes? E shtrenjta nënë“. /abcnews.al