Hapet një pus uji në Indonezi me emrin e heroit Arjan Sala

schedule14:55 - 4 Prill, 2021

schedule 14:55 - 4 Prill, 2021

Një grup vullnetarësh në Indonezi kanë hapur një pus uji, të cilit i kanë vënë ermin e Arjan Salës, 32-vjeçari i cili humbi jetën në betejë me flakët që përfshiu një magazinë në kryeqytet.

“Projekt bamirësie” është cilësuar nga grupi i vullnetarëve i quajtur “Më kthe buzëqeshjen”.

Videon e ka publikuar një i afërmi i Arjan Salës, Edmond Sala në rrjetin social “Facebook”.

Arjan Sala u shpall “Dëshmor i Adheut” pasi dha jetën duke shpëtuar kolegët e tij.

“Sapo u hap një pus ujë Ne Indonezi me emrin Arjan Sala vëllait im të dashur shpirti vëllait emri vëllait, Heroi vëllait, HERO HERO , vjen darka ti më mungon shumë, do më mungosh shumë”, shkruan Edmond Sala në rrjetin social “Facebook”.

/abcnews.al/