Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Asist perfekt dhe humbje penalltie, Cikalleshi engjëll dhe djall për Konyaspor

schedule12:59 - 4 Prill, 2021

schedule 12:59 - 4 Prill, 2021

Sokol Cikalleshi ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës në mënyrë të rrjedhshme gjatë muajve të fundit dhe ka fituar rregullisht një vend në formacion në 2021-shin.

Sot ai është treguar sërish protagonist, këtë herë jo me gol me kokë, siç ishim mësuar ta shihnim, por me një asist shumë të bukur.

 

Kavajasi ka marrë një top nga e majta dhe e ka mbrojtur shumë mirë, duke arritur deri në limitet e fushës dhe gjetur shokun e tij, Deni Milosevic, që nuk gaboi.

Më pas, në minutën e 26 Cikalleshi kishte mundësinë e artë të shënonte me penallti dhe t’i jepte sërish avantazhin skuadrën së tij ndaj Erzurumspor, por nuk ia doli. Pak minuta më pas për Konyaspor shënoi Bardakçi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!