Ferdinand Samarxhi në ABC News për Ditën e Ashures

schedule17:38 - 23 Shtator, 2018

schedule 17:38 - 23 Shtator, 2018

I ftuar në studion e ABC News gazetari Ferdinand Samarxhi. Një diskutim për kremtimin e Ditës së Ashures nga besimtarët bektashinj. Një festë e shënuar e kalendarit fetar.

U rrëfye një historik u shkurtër rreth kësaj feste dhe rëndësia e saj për praktikuesit e fesë përkatëse.
“Çdo cermoni bektashizmin interpreton himin e atij vendi ku kremtohet.”
Samarxhi tregoi se fjala “Ashura” vjen nga arabishtja dhe rrjedh nga rrënja “ashr” që në gjuhën arabe do të thotë dhjetë. Dita e Ashures është dita e dhjetë e muajit Muharem.

Dita e Ashures është një ditë e shënuar, duke qenë se përkon me një sërë ngjarjesh të rëndësishme në historinë Islame. Në këtë ditë është pranuar pendesa e Hz. Ademit, është ndaluar në malin Xhud anija e Hz. Nuhut, ka lindur dhe ka dalë nga flakët e zjarrit pa u djegur Hz. Ibrahimi, është shëruar nga sëmundja e gjatë Hz. Ejubi, ka shpëtuar nga barku i peshkut Hz. Junusi, është ngjitur në qiell Hz. Isai. Po në këtë ditë ka rënë dëshmor në vendin e Qerbelasë nipi i dashur i profetit, Hysejni, Allahu e mëshiroftë.

Si përfundim u tha se, megjithëse kjo ditë është konceptuar si një qerasje ëmbëlsire, Dita e Ashures është e rëndësishme për nga vlera shpirtërore që simbolizon dhe atmosfera vëllazërore që sjell.