Enver Hoxhaj: Kurti i ngjan një autokrati, kërkon ta emërojë Vjosa Osmanin presidente

schedule20:47 - 3 Prill, 2021

schedule 20:47 - 3 Prill, 2021

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj thotë se Albin Kurti dëshiron të marrë kontrollin e plotë mbi shtetin duke e bërë  Vjosa Osmanin presidente të vendit.

“Mbrëmë ishte dramë e turpit. Ishte një kërcënim, një shantazh me kartën për zgjedhje të parakohshme, Ishte një përpjekje për ta ngulfat demokracinë në Kosovë duke abuzuar me numrat”, tha Hoxhaj në Kuvendin e Kosovës.

“Këtë seancë në e shohim si seancë të poshtërimit sepse sot Kurti ka vendosur ka vendosur që Osmanin ta emëroj si presidente. Kurti po e dërgon Osmanin në presidencë që të ketë kontroll absolut mbi institucionet e pavarura sikurse e ka kontrollin e plotë mbi këtë Kuvend dhe qeverinë”, tha ai.

“Kështu është si e sheh Kurti shtetin, krejt dhe drejt duhet t’i binden Kurtit”, theksoi Hoxhaj./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!