Konfindustria për koncesionin e pompave të karburanteve: Rrezik për monopol

schedule14:07 - 23 Shtator, 2018

schedule 14:07 - 23 Shtator, 2018

Shqetësimin për dhënien me koncesion të shërbimit të kontrollit të sistemit të aparateve matës të shitjes së karburanteve e shpreh edhe Konfindustria. Administratori Gjergj Buxhuku thotë se në mungesë të mjeteve të qarta ligjore dhe kontrolluese, shërbimi rrezikon kthimin në monopol.

Aktualisht, sipas Konfindustria-s, abuzimi ndaj qytetarëve dhe bizneseve me volumet në shitje të karburanteve shkon 20 deri në 25 milionë euro/vit.  Me dëmtimin e konkurrencës në treg pasojat mund të jenë më të rënda për qytetarët, bizneset dhe buxhetin e shtetit.

“Pavarësisht zotimit të qeverisë për të ndaluar në muajin Shtator 2018 të praktikave të dhënies së koncesioneve të pakërkuara, përsëri vazhdohet në të njëjtën mënyrë”, deklaron Administratori i Përgjithshëm i Konfindustrias, Gjergj Buxhuku.

Buxhuku kujton se kjo është një kerkese e përsërituar edhe e institucioneve ndërkombëtare si FMN dhe BE./abcnews.al