Seanca për zgjedhjen e presidentit, Kurti: Mbrëmë fitoi opozita, sonte duhet të fitojë shteti

schedule16:51 - 3 Prill, 2021

schedule 16:51 - 3 Prill, 2021

Kryeministri Albin kurti pak para nisjes së seancës plenare për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës është shprehur se mbrëmë fitoi opozita e sonte duhet të fitojë shteti, ku thekson dhe zgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente.

“Mbrëmë fitoi opozita, sonte duhet të fitojë shteti. Zgjedhja e Presidentes së Republikës është fitore për Kosovën. Ajo nuk është kundër askujt dhe është për të gjithë. Me zgjedhjen e Presidentes përmbyllet hapi i tretë i konstituimit të institucioneve të legjislaturës së tetë”, ka shkruar ai.

Kurti përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se pasi nuk kishin 2/3 e pranishmëve mbrëmë në sallë nuk arritën për ta proceduar projektligjin për zgjedhjet.

Pas fitores me 50,28% të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit, ne jemi shumica në Kuvendin e Kosovës. Mbrëmë deputetët tanë ishin shumica, por nuk ishin 2/3 e të pranishmëve. Nuk arritëm të procedojmë me projektligjin që ua mundëson mërgatës të votojë në ambasadat e konsullatat tona.

Ky Projektligj nuk kishte të bënte me reformën zgjedhore. Sidoqoftë, ai sot nuk është aktual. Sot kemi seancën për zgjedhjen Presidente të znj. Vjosa Osmani. Menjëherë pas kësaj formojmë komisionin ku bashkë me opozitën punojmë, pajtohemi dhe sivjet e përmbyllim reformën zgjedhore”, ka thënë Kurti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!