Në fillim të një marrëdhënie, është e lehtë të besosh se lidhja juaj do të zgjasë përgjithmonë. Por, pasi koha kalon nuk keni të njëjtin mendim. Më poshtë abcnews.al do ju tregojë shenjat që sinjalizojnë se jeni me personin e gabuar.
1. Ju duhet të shtireni
Nëse vazhdimisht shtireni për t’i bërë përshtypje partnerit, mbase ai nuk është personi që keni nevojë ta keni pranë. Ai duhet ta dojë personalitetin tuaj të vërtetë. Nëse shihni sjellje të pazakontë nga ana e tij, bëni mirë të largoheni.
2. Ai nuk respekton hapësirën tuaj personale
Nëse i dashuri juaj mendon më shumë sesi t’i përshtatet jetës tuaj, sesa nevojave tuaja, keni bërë zgjedhjen e gabuar, informon abcnews.al.
3. Nuk doni ta prezantoni me miqtë ose të afërmit
Nëse nuk e keni prezantuar partnerin tuaj me miqtë ose të afërmit, megjithëse keni një lidhje prej kohësh, ka shumë të ngjarë, që ai të mos jetë i duhuri.
4. Nuk ju dëgjon
Nëse partneri juaj nuk ia vë veshin fjalëve tuaja, jeni në një marrëdhënie të gabuar. Partneri juaj gjithmonë duhet të dëshirojë të dëgjojë si shkoi dita juaj, nëse keni pasur një problem apo shqetësim.
5. Koha e kaluar me të ju lodh
Nëse koha e kaluar me partnerin tuaj ju lodh, jeni në një marrëdhënie të gabuar. Sigurisht që në lidhje ka grindje, por kur bëhet normë është më mirë të ndaheni, informon abcnews.al.
6. Injoron pyetjet e vështira
Nëse ai injoron pyetjet e vështira, keni zgjedhur personin e gabuar. Dhe nëse për tema të ndryshme keni kontradikta, do të thotë që është më mirë të largoheni.
7. Mungesë interesi
Nëse partneri juaj nuk ka ndonjë hobi apo interes, përveç marrëdhënies me ju, jeni me të gabuarin. Nëse ai nuk ka qëllime dhe ambicie, ju thjesht do të humbni kohën tuaj me një person të tillë.
8. Është ngjitës
Nëse partneri juaj është aq ngjitës sa ju acaron, nuk jeni me të duhurin. Të gjithë duam të kalojmë pak kohë vetëm me veten tonë, informon abcnews.al.
9. Nuk ju thotë asnjë fjalë të këndshme
Nëse partneri juaj nuk ju thotë asnjë fjalë të këndshme, është mirë të hiqni dorë nga ai. Pavarësisht sesa e doni këtë person, nëse dashuria nuk është reciproke, largohuni.
10. Nuk e mendoni bashkë të ardhmen
Nëse mendimet për të ardhmen shkaktojnë stres tek ju, jeni me personin e gabuar. Sigurisht, ideja e vetmisë mund të jetë e frikshme, por qëndroni në një marrëdhënie që është e dënuar me dështim, akoma më keq./e.b-abcnews.al