Një i ri shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Eder Shqalqi, 34 vjeç, po udhëtonte në një furgon së bashku me një italian, Erik Galuzzo, 28 vjeç dhe janë përplasur. Sipas mediave italiane dy të rinjtë mbetën viktimë.
Aksidenti ka ndodhur në 1 prill përgjatë autostradës A4 midis San Dona di Piave dhe Cessalto, drejt Triestes.
Eder Shqalshi
Erik Galluzzo, 28 vjeç, me origjinë nga Mortegliano dhe kolegu i tij Eder Shqalshi, një 34-vjeçar shqiptar, të dy me banim në Talmassons në provincën e Udine, ishin duke udhëtuar me furgon, i cili u përplas me një kamion, raportojnë mediat italiane.
Erik Galluzzo
Përplasja ishte aq e fortë duke i lënë të vdekur në vend dy të rinjtë. Ata u nxorën nga mjeti nga shërbimet zjarrfikëse dhe u shpallën në vdekur në vend. g.v/abcnews.al