Tottenham pritet të lëvizë në merkaton e verës dhe një nga repartet ku Mourinho kërkon përforcime është mbrojtja. Gjatë sezonit kemi parë shpesh që londinezët kanë patur probleme në prapavijë dhe kjo është arsyeja përse trajneri portugez kërkon prurje të reja.
Sipas raportimit të “Football Insider”, i përzgjedhuri i Tottenham është Milan Skriniar. Qendërmbrojtësi i Interit konsiderohet si lojtari i duhur për të zgjidhur problemet e “Gjelave” dhe mësohet se drejtuesit e klubit janë shumë pranë marrëveshjes me lojtarin.
Kujtojmë që 26-vjeçarit i përfundon kontrata me kryesuesit e Serie A në vitin 2023 dhe kushdo që e kërkon atë duhet të paguajë klauzolën prej 55 milionë eurosh. Sllovaku është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Interit këtë sezon, pasi ka luajtur pothuajse në të gjitha ndeshjet./abcnews.al