Nivelet e energjisë që kemi luhaten gjatë gjithë ditës dhe kjo mund të varet nga disa faktorë.
Çfarë stresi, gjumi dhe nivelet e ushtrimeve janë ndër ato që përcaktojnë sa orë do të jemi në gjendje të qëndrojmë produktivë dhe të përqendruar për shumë orë.
Por edhe ushqyerja luan një rol shumë të rëndësishëm, pasi është “karburanti” kryesor i trupit. Ka ushqime të ndryshme që “vjedhin” energjinë tonë dhe ulin nivelet e saj. Shihni më poshtë disa prej tyre:
- Makaronat e bardha: Karbohidratet e përpunuara, të tilla si ato që gjenden në spageti të bardhë, bukë të bardhë dhe oriz të bardhë, bëjnë që sheqeri juaj të luhatet ndjeshëm, gjë që përkthehet në një luhatje të mprehtë të niveleve të energjisë suaj.
- Ushqime të skuqura: Përmbajtja e lartë e yndyrës në ushqimet e skuqura e kombinuar me mungesën e fibrave ngadalëson tretjen, kështu që trupit i duhet shumë kohë për të shfrytëzuar lëndët ushqyese që i duhen për të prodhuar energji.
- Drithërat që kanë sheqer: Sasia e madhe e sheqerit që ata kanë në kombinim me përmbajtjen e ulët të fibrave çojnë në “kriza” të urisë dhe përgjumjes gjatë ditës. Drithërat e plota janë zgjedhja më e mirë, pasi fibrat sigurojnë një rrjedhje të qëndrueshme të energjisë për orë më të gjata./abcnews.al