Matthijs De Ligt rikthehet si pistë për Barcelonën, kurse Arek Milik për Juventusin. Mbrojtësi i kampionëve në fuqi të Italisë është kthyer në një lojtar kyç te bardhezinjtë, ndërkohë që katalanasit nga ana tjetër po tentojnë të përforcojnë prapavijën.
Veçse për Haaland, Barça po flet me menaxherin Raiola edhe për holandezin. Laporta, sipas El Chiringuito, ka folur edhe në lidhje me De Ligt, pasi dëshiron t’i dhurojë trajnerit Koeman mbrojtës kalibri.
Te Barcelona duket i sigurt kalimi i Eric Garcia, kurse për lojtarin e Holandës do të jetë shumë e vështirë. Sa i takon sulmuesit polak që kaloi nga Napoli te Marseille, raportohet nga “L’Equipe” se në kontratën e tij ka një klauzolë që në qershor e lejon atë të firmosë edhe me ndonjë klub italian.
Juventusi e ka pasur në radarët e tij edhe më parë sulmuesin dhe tani thuhet se është i gatshëm të paguajë 12 milion euro për kartonin e tij dhe kështu do të plotësohej edhe kërkesa e portugezit Cristiano Ronaldo për të pasur një sulmues tjetër qendre në ekip. /abcnews.al