Holanda ndalon përdorimin e AstraZeneca-s tek personat mbi 60 vjeç

schedule20:22 - 2 Prill, 2021

schedule 20:22 - 2 Prill, 2021

Holanda do të ndalojë administrimin e vaksinës së prodhuar nga Oksfordi dhe AstraZeneca tek personat që janë mbi 60 vjeç si një “masë paraprake”. Lajmin e bëri të ditur qeveria e vendit me anë të një njoftimi për shtyp të bërë të premten.

Në njoftim, përmenden pesë raste të mpiksjes së gjakut midis grave të moshës midis 25 dhe 65 vjeç, të cilat ishin vaksinuar me AstraZeneca. Rastet u raportuan nga  Lareb, vëzhguesi i barnave në vend. Në deklaratë pranohet hetimi në vazhdim i Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) nëse ekziston një lidhje shkakësore midis vaksinës dhe ngjarjeve trombotike

“Nuk mund të ketë asnjë dyshim në lidhje me sigurinë e vaksinave. Pyetja thelbësore është ende nëse kjo ka të bëjë me ankesa pas vaksinimit, apo për shkak të vaksinimit,” tha Hugo de Jonge, Ministri Holandez i Shëndetësisë, Mirëqenies dhe Sportit.

Ai shtoi se do të ishte një zgjidhje e zgjuar që të shtypet butoni i pezullimit tashmë, si një masë paraprake. Por, shtoi se kjo do të ndodhë vetëm për njerëzit nën moshën 60 vjeç. ”

Holanda ka shpërndarë deri më tani rreth 400,000 doza të vaksinës AstraZeneca. Masa pason vendimin e Gjermanisë për ta ndaluar vaksinën për personat nën 60 vjeç të martën. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!