Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të nisë nga data 3 prill testimin e pajisjeve të votimit elektronik. Testimi, pjesë e projektit pilot për votimin dhe numërimin elektronik, do të vijojë deri më 11 prill.
Kështu, për 9 ditë me radhë do të simulohet procesi i votimit elektronik në Shkollën “Qemal Stafa”.
Ditën e nesërme, testi do të zhvillohet nga ora 11.00 deri në orën 19.00. sb/abcnews.al/