“Duro” e arriti qëllimin dhe Dafina Zeqiri nuk mund të ishte më e lumtur se kaq

schedule12:50 - 2 Prill, 2021

schedule 12:50 - 2 Prill, 2021

Pak javë më parë, Dafina publikoi projektin më të ri, por më të rëndësishmin gjatë gjithë karrierës së saj. “Duro” trajton një temë mjaft të ndjeshme, siç është ajo e shëndetit mendor, në të cilën e kanë gjetur veten shumë persona.

Pjesë e kësaj iniciative ka qenë dhe qendra “Linja e jetës”. Duket se ky projekt ka patur impaktin e duhur tek shoqëria, dhe këtë e ka bërë me dije vetë Dafina pas publikimit të një mesazhi që kjo qendër i ka dërguar.

“Tung Dafina! Uroj që kjo kohë nuk ka qenë shumë e mundimshme për ty e që sa më shpejt ka me kalu edhe kjo periudhë! Së pari, falënderimin tonë ndaj jush kemi menduar ta verbalizojmë në takimin tonë, por për shkak të situatës, po e ndjej nevojën të të falënderoj përmes këtij mesazhi. ‘Duro’ ka pasur ndikim të pamatshëm në numrin e thirrjeve në linjën tonë.

Çdo natë ka pasur thirrje të shumta nga shumë persona të cilët na kanë telefonuar, pasi që e kanë dëgjuar këngën tuaj dhe janë inspiruar të thërrasin te ne. Andaj, ju themi shumë herë faleminderit për një iniciativë të këtij lloji, që është duke e ndihmuar ‘Linja e Jetës’ me shpëtu sa më shumë jetë. Shumë dashuri, stafi i Linjës së Jetës”, thuhet në mesazh. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!