“Dashuri e papërshkrueshme”, Jonida Vokshi nxjerr videon dhe prek me fjalët për njeriun e shtrenjtë

schedule12:40 - 2 Prill, 2021

schedule 12:40 - 2 Prill, 2021

Viti që lamë pas, ishte mjaft i rëndësishëm për Jonida Vokshin pasi u bekua me një vajzë. Moderatorja dhe partneri i saj, Besnik Krapi u bënë prindër për herë të parë të vogëlushes që e pagëzuan me emrin Emi.

Që nga ardhja në jetë e saj, Jonida, ndryshe nga personazhet e tjerë VIP, nuk ka nguruar të ndajë momente nga përditshmëria me Emin. Dedikimet emocionuese nuk mungojnë kurrë në profilin e saj në Instagram.

Këtë gjë ka bërë dhe së fundmi, e cila ka publikuar një video të ëmbël të vogëlushes, krahas së cilës ka shkruar disa fjalë nga zemra. “Si mundet një qenie të ta lumturojë jetën kaq shumë, çdo sekond, qoftë edhe me një tingull që lëshon. Dashuri e papërshkrueshme! Emi ime.”, shkruan Jonida. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!