Basha para kuksianëve në Kalimash: Shikojeni dhe 3 javë këtë tra, do ta heqim

schedule11:38 - 2 Prill, 2021

schedule 11:38 - 2 Prill, 2021

Nga Kalimashi kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha para demokratëve kuksianë është zotuar se ndryshimi i parë që do të bëjnë është heqja e traut në Rrugën e Kombit.

Sipas kryedemokratit vota për PD është ta për heqjen e traut dhe çdo pengese tjetër.

“Shikojeni edhe tre javë këtë tra. Më 25 prill Shqipëria voton ndryshimin. Kukësi voton ndryshimin dhe ndryshimi i parë për çdo shqiptar nga Konispoli në Podujevë do të jetë heqja e traut.  Nuk ka kaluar shumë kohë nga ai moment që na i mbushi zemrat me një besim si qytetarë të një kombi që ndërtoi tunelin më të gjatë në Ballkan dhe lidhi Shqipërinë me Kosovën. Vota për nr 9 është vota për heqjen e traut dhe çdo pengese,” tha Basha.

Kreu i demokratëve është pritur me ovacione nga simpatizantët ndërsa u bëri thirrje që të ruajnë distancën dhe të mbajnë maskën. Pas ndalesës në tunelin e Kalimashit, Basha është nisur drejt qytetit të Kukësit. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!