Teutës shorti i vuri përballë skuadrën e Skënderbeut, një kundërshtar i lehtë, në krahasim me dy skuadrat e tjera. Pas shortit për mediet foli drejtori sportiv i durrsakëve, Sulejman Starova.
“Jemi të kënaqur me shortin sepse luajmë në shtëpinë tonë ndaj një kundërshtari jo në nivelin e Vllaznisë dhe Laçit. Gjithsesi do e vlerësojmë maksimalisht. Kemi shumë shpresë për t’i marrë të dy kompeticionet.
Në finale me Laçin apo Vllazninë? Vetëm Zoti e di. Nuk bëj dallime, të fitojë më i miri. Kush ta fitojë Kupën duhet të jetë më i forti dhe t’i mundë të gjithë kundërshtarët.
Teuta nuk është më e forta, jemi të barabartë, nuk shoh dikë që të jetë më lart. Është konkurrencë e madhe Teuta gjithmonë ka qenë në vendet e para.
Le të shpresojmë që me këtë ritëm të arrijmë të shkojmë në fund. Sigurisht duam të rrisim potencën e golave, por do na mjaftonte edhe 1-0 për të fituar titullin”, u shpreh Starova. /abcnews.al