Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka dhënë sot një mesazh për sistemin e drejtësisë në vend, me nota optimizmi. Kim shprehet ndër të tjera se SPAK po sekuestron pasuri dhe po çon kriminelët pas hekurave.
Diplomatja amerikane është shprehur optimiste, ndërsa shton se Gjykata Kushtetuese po funksionon, ajo e Lartë po ashtu dhe se hetuesit e BKH po trajnohen. Ambasadorja thekson se Reforma në Drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë ose e përsosur. Sipas Kim reforma po ecën përpara edhe pse “djemtë e këqij” nuk e duan.
Lexo edhe: 28 kandidatë për BKH, ambasada e SHBA: Mbështesim ata që luftojnë krimin e korrupsionin
“SPAK po procedon më shumë, duke sekuestruar pasuritë dhe duke i vendosur kriminelët pas hekurave; Gjykata Kushtetuese po funksionon; Gjykata e Lartë po shqyrton çështje; vetingu vazhdon. Inspektorët e BKH po trajnohen. Reforma në Drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por po ecën përpara edhe nëse “djemtë e këqij” nuk e duan atë,” shkruan Kim.
Deklarata e Kim vjen një ditë pasi u kualifikuan 28 kandidatë si hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit. g.v/abcnews.al
SPAK is prosecuting more, seizing assets & putting criminals behind bars; Const Ct is functioning; High Ct is hearing cases; vetting continues. NBI inspectors are training. Justice Reform not easy, quick or perfect, but it’s moving forward – even if the bad guys don’t want it to. https://t.co/rDkOG8pnR6
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) April 2, 2021