Demi Lovato dhe Noah Cyrus kanë nisur një romancë, shkruajnë mediat e huaja. ThashethemeT nisën pasi bashkëpunuan për “Easy”, një këngë në albumin e ri të Lovato-s “Dancing With The Devil…The Art of Starting Over”.
Sipas një burimi, Cyrus dhe Lovato kanë kaluar kohë së bashku që nga regjistrimi i këngës, duke nënkuptuar se ata kanë nisur një lidhje romantike. “Ata janë kanë qëndruar shumë të afërta dhe kanë dalë bashkë”, tha burimi për Page Six.
Por një person i afërt pranë Lovatos i cilësoi këto spekulime të çuditshme dhe se nuk bëhet fjalë për një romancë mes tyre. “Ata kanë darkuar bashkë, por nuk janë në lidhje. U bënë bashkë për këtë këngë.”, tha burimi.
Lovato, e cila u shpreh pak ditë më parë se është panseksuale , regjistroi “Easy” 21-vjeçaren për albumin e saj të ri “Dancing With the Devil… The Art of Starting Again”. “Është një album kaq personal që përcakton rrugëtimin e saj”, tha miku i këngëtares. /abcnews.al