“Po nuk votuat PS, s’ka vaksina”! Meta: Rama shantazh! “Sputnik V” e “Sinovac”? S’jam ekspert

schedule22:24 - 1 Prill, 2021

schedule 22:24 - 1 Prill, 2021

Presidenti Ilir Meta u shpreh mbrëmjen e sotme në “Log.” në ABC se Edi Rama po bën shantazh me deklaratat në fushatë se po nuk votuat PS-në nuk ka vaksina. I pyetur për debatin mbi cilësinë e vaksinave, Meta u shpreh se nuk është ekspert dhe se përgjegjësinë për këtë cështje e ka qeveria.

Presidenti bëri cdo gjë për të bashkuar përpjekjet e të gjithëve, jo vetëm të tijat, por edhe opozitës, në Këshillin e Sigurisë Kombëtare përpara një viti me qëllim realizimin e një uniteti, por si një i pabesë që është kryeministri ynë, i 1 prillit. Ai mendoi se mbaroi pandemia me ngrohjen e motit dhe në 17 maj hodhi në erë teatrin kombëtar. Unë i kam dhënë gjithmonë qeverisë mbështetje maksimale në këtë proces.

Qëndrimi i saj, cdo gjë që kanë dashur e kanë marrë nga presidenti, madje presidenti pranoi dhe e bëri sipas standardeve daneze, ndryshimin e kodit penal. Për vaksinat, jo vetëm kemi kërkuar me kohë të merren masat, të shikohen të gjitha mundësitë dhe kryesore të jetë siguria e vaksinës për këtë kemi proces të dokumentuar. Nuk kam për detyrë të vendos në pikëpyetje se nuk jam ekspert i kësaj cështje.

Qeveria të trajtojë me profesionalizëm cështjen e pandemisë, të marrë të gjitha përgjegjësi për sigurimin dhe të mos bëjë shantazh, aq më tepër që jemi në fushatë, që nëse nuk votohet qeveria do të ndërpritet vaksinimi. Qeveria e ka për detyrë të sigurojë vaksinat, duhet të japë garanci për sigurinë, ta trajtojë me profesionalizëm dhe të mos e kthejë në një cështje elektorale” tha Meta.

Kreu i shtetit tha se rëndësi ka që vaksinat të jenë të certifikuara, por cfarë mendon ai që “Sinovac” dhe “Sputnik V” nuk kanë marrë aprovimin e FDA e EMA dhe po injektohen te shqiptarët? “Nëse nuk është mundësia për të gjetur një vaksinë daneze, e rëndësishme është siguria për mua, se nuk bëjmë gjeopolitikë për shëndetin. Prandaj nuk hyj unë te kjo dhe nuk e politizoj. Për mua ka rëndësi të jenë të sigurta” tha Meta./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!