Me foton nga dita e parë kur u njohën, Stresi uron këngëtaren e famshme për ditëlindje

schedule22:07 - 1 Prill, 2021

schedule 22:07 - 1 Prill, 2021

Reperi i njohur Stresi ka uruar për ditëlindje këngëtaren e shumëpëlqyer Morena Taraku.

Ai ka zgjedhur një mënyrë shumë të veçantë, duke postuar një foto nga dita e parë kur u njohën. Në këtë mënyrë, Stresi ka treguar se ata janë miq prej 6 vitesh.

Reperi gjithashtu e ka shoqëruar edhe me disa fjalë të ngrohta dedikuar Morenës.

“Kjo ishte dita kur u njohëm plot 6 vjet. Ndaj e shtrenjta ime happy birthday. Qofsh e lumtur përgjithmonë, zoti qoftë me ty sista, Morena Taraku”, ka shkruar ai përmbi foto.

Kujtojmë që Stresi dhe Morena kanë realizuar së bashku dy duete, ku më i fundit u publikua gjashtë muaj më parë me titull ‘Bad girl’./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!