Drejtori i Spitalit “Shefqet Ndroqi” Perlat Kapisyzi, i ftuar në “Radari Informativ” në ABC tha se familjarët nuk ndalohen që të sjellin ushqime për të afërmit e tyre me Covid të shtruar në spital.
I pyetur nga gazetarja Jonida Shehu për abuzimet në spitalet e Covid, Kapisyzi theksoi se asnjë lajm negativ nuk mund të hedhë poshtë sakrificën e personelit mjekësor.
Lexo edhe: Fataliteti i Covid tek të rinjtë dhe arsyeja? Kapisyzi: Po shmangim intubimin tek pacientët
“Asnjë lajm dhe asnjë Tire”, tha Kapisyzi nuk mund të nëpërkëmbë punën e palodhur të personelit , duke shtuar: “Unë do të theksoja se lajm duhet bërë sakrifica puna e personelit dhe asnjë Tire apo asnjë prangosje nuk mund të nëpërkëmbë dhe të nënvlerësojë punën e palodhur të atij personeli. U dha një mesazh sikur ajo ka qëndruar pa ngrënë. Më thuaj se çfarë mase duhet të marr unë që të zbuloj se kanë apo jo lidhje familjare”, tha Kapisyzi.
I ndalur tek procesi i vaksinës, drejtori i spitalit “Shfeqet Ndroqi” u shpreh se më rëndësi është marrja e saj sepse në 95% të rasteve, vaksinat anti-Covid shpëtojnë jetë.
Pyetje: Sjellin familjarët ushqim akoma?
Kapisyzi: Po patjetër sepse ndikon në anën psikologjike. Unë e kuptoj që krahas pandemisë Covid është edhe pandemia e rraskapitjes. Pasi përveç personelit edhe familjarët janë të lodhur dhe unë ju them që duhet të na besoni sa më shumë.
-Dy vdekje të dyshuara nga vaksina Sinovac?
Kapisyzi: Pas aksidentit të bukur që ndodhi. Pra marrja e vaksinës, as unë askush nuk e mendonte që do të vinte kjo ditë që ne të siguronin kaq shumë vaksina dhe nuk më shkon kurrë ndërmend të them mos e bëni këtë vaksinë. Këto vaksina pothuajse në 95% të rasteve shpëtojnë jetën.
/abcnews.al/