Serbia i dhuron Maqedonisë së Veriut 20.000 doza të vaksinës ruse Sputnik V

schedule20:52 - 1 Prill, 2021

schedule 20:52 - 1 Prill, 2021

Maqedonia e Veriut ka pranuar të enjten 20.000 doza të vaksinës ruse Sputnik V, si donacion nga Serbia ndërsa. Së shpejti vendi pritet të marrë edhe 20.00 doza tjera të prodhuesit rus, po nga Serbia.

“Të enjten pranuam donacionin e dytë nga Serbia, një akt i miqësisë së madhe që vjen në një kohë shumë të rëndësishme për ne. Bëhet fjalë për 20.000 doza të vaksinës Sputnik Vqë ne marrim nga Serbia mike, në një periudhë që është shumë e rëndësishme për të vazhduar me vaksinimin masiv në vend”, bëri të ditur kryeministri Zoran Zaev.

Ky është donacioni i dytë nga Serbia, që më parë dhuroi 8.000 doza të vaksinës së prodhuar nga Pfizer.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se donacioni nga Serbia do të mundësojë vazhdimin e imunizimit, derisa të mbërrijnë vaksinat, që qeveria i ka kontraktuar me prodhues të ndryshëm.

“Disa prej këtyre vaksinave do të përdoren për të moshuarit, ndërsa të tjerat për disa nga grupet të rrezikuar në infrastrukturën shtetërore, si punonjësit e policisë, armatës, gjykatave, kopshteve, gazetarët, të punësuarit në transportin publik dhe zjarrfikësit”, deklaroi Filipçe.

Vaksinimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut ka nisur të mërkurën me vaksinat e kompanisë, AstraZeneca, që Shkupi zyrtar i mori përmes programit COVAX. Të 24.000 dozat e AstraZenecas do të përdoren për vaksinimin e personave të moshës mbi 77 vjeç. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!