Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mediat ruse dhe izraelite: Ambasadë e Kosovës në Jeruzalem në këmbim të njohjes

schedule12:44 - 22 Shtator, 2018

schedule 12:44 - 22 Shtator, 2018

Propozimi i presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për vendosjen e ambasadës në Jeruzalem në këmbim të njohjes së pavarësisë nga Izraeli, ka bërë jehonë në mediat ruse dhe izraelite.

Mediat ruse dhe ato izraelite i kanë bërë jehonë deklaratës së presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili propozi vendosjen e ambasadës së Kosovës në Jeruzalem në këmbim të njohjes së pavarësisë nga ana e Izraelit. Media ruse Ruptly Tv në versionin e saj online risjell historinë sipas së cilës Kosova ishte një provincë autonome në Serbi, e cila në shkurt të 2008-s shpalli në mënyrë të njëanshme pavarësinë e saj. Ndërsa Jerusalem post shkruan se pavarësia e Kosovës është njohur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj, ndërsa pesë vende të Bashkimit Europian dhe katër anëtare të NATO-s refuzojnë të njohin pavarësinë e saj.

Izraeli është një nga vendet anëtare të OKB që refuzon të njohë pavarësinë. Në një kohë që kryeministri izraelit po përpiqet të bindë sa më shumë vende që të zhvendosin ambasadat e tyre nga Tel Aviv në Jeruzalem, presidenti i Kosovës Thaçi shpreson që të marrë një njohje më shumë me anë të këtij propozimi. Vendosja e ambasadave në Jeruzalem mbështesin pretendimin e Izraelit për ta cilësuar atë si kryeqytet të vendit, një pretendim që e mbron me forcë dhe Palestina e cila e konsideron si kryeqytetin e saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!