Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Mashtroi dhe përdhunoi 22-vjeçaren duke i thënë se do e shëronte, arrestohet shqiptari në Greqi

schedule18:34 - 1 Prill, 2021

schedule 18:34 - 1 Prill, 2021

GREQI– Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke pasi akuzohet se ka përdhunuar një vajzë 22-vjeçar ne Larisa të Greqisë.

I arrestuari, identiteti I të cilit nuk është bërë i ditur, hiqej si një “hipnotizues” dhe e konsideronte veten si shëruesi i vuajtjeve apo “shpirtrave të sëmurë” madje sipas tij edhe kancerin.

Mediat greke shkruajnë se I arrestuari është rreth moshës 40-vjeç, ndërsa mësohet se vajza e re vuante nga probleme të shëndeti mendor të formës së lehtë.



40-vjeçari I kishte thënë vajzë së re që të mos tregonte pasi kjo ishte një procedurë e terapisë për tu shëruar.

Ndërkohë avokatja Maria Galliou, e cila përfaqëson 22-vjeçaren, mësohet të ketë thënë për mediat: “Çështja nuk është vetëm kjo çështje individuale e familjes së klientit tim. Shteti duhet të sigurojë legjislacionin për të raportuar incidente të tilla që mbeten në errësirë, por edhe për të mbrojtur viktimat e pambrojtura kur ata drejtohen tek policia dhe autoritetet gjyqësore “. E.L/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!