Në 24 orët e fundit Greqia ka shënuar 67 humbje, duke e çuar në 8,106 numrin e përgjithshëm të viktimave nga Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë beri me dije se janë konfirmuar 3,491 raste, ndërsa numri total i të prekurve ka arritur në 267,172 persona.
Atika ka shënuar numrin më të lartë të infeksioneve në 24 orët e fundit me mbi 1 mijë raste.
/abcnews.al/