Besëlidhja nuk ia doli të ishte pjesë e katër ekipeve që luftojnë për t’u ngjitur në Superiores, në përfundim të dy fazave të para të kampionatit.
Lezhjanët duhet të garojnë për të qëndruar në Kategorinë e Parë dhe kjo ka sjellë edhe largimin e trajnerit Sinan Bardhi, i cili ka dhënë dorëheqjen.
Në Lezhë kanë nxituar të gjejnë trajnerin e ri dhe drejtuesit kanë zgjedhur ish-kapitenin e Besëlidhjes, Alban Brukën, i cili edhe e ka drejtuar skuadrën si trajner në të shkuarën. /abcnews.al