Jovanoviç: Zaev qetësoi marrëdhëniet ndëretnike në vend me gjuhën shqipe

schedule11:49 - 22 Shtator, 2018

schedule 11:49 - 22 Shtator, 2018

Cedomir Jovanoviç, politikani liberal serb, në një intervistë për mediat maqedonase u shpreh i bindur se është merita e kryeministrit maqedonas Zaev nëse tensionet mes shqiptarëve dhe maqedonasve në vend janë ulur.

Politikani liberal serb, lideri i Partisë Liberale në Serbi, Çedomir Jovanoviç aktualisht është shumë aktiv në skenën politike në vend. Si student në vitet 1996-97 ishte figura udhëheqëse në protestat kundër diktatorit Sllobodan Millosheviç. Jovanoviç në një intervistë për mediat maqedonase ka folur për çështjet e rajonit përfshirë këtu edhe Maqedoninë, referendumin e ardhshëm si dhe qeverisjen e kryeministrit Zaev.

Ndër të tjera ai u shpreh se Maqedonia deri dje ishte vend ku një shtet e tërhiqte në një anë për shkak të besimit fetar, një tjetër i kundërshtonte emrin, dikujt i pengonte identiteti, dhe një tjetri akoma territori dhe gjuha. Jovanovic theksoi se 10 vite bllokadë nga Greqia i ka kushtuar shumë vendit. Por tashmë falë marërveshjes së kryeministrit Maqedonas Zoran Zaev i cili për herë të parë bashkoi partitë shqiptare në Qeveri situate është ndryshe.

Jovanovic u shpreh i bindur se është meritë e Zaev i cili përmes barazimit të gjuhës shqipe dhe maqedonase në vend ka qetësuar marrëdhëniet ndëretnike. “Ky ishte një veprim që bëri të mundur që shqiptarët në Maqedoni të jetojnë në shtetin e tyre”, shtoi Jovanovic. Në fund të intervistës politikani serb uroi që referendum i 30 shtatorit për çështjen e emrit të jetë i suksesshëm për hir të së ardhmes së vendit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!