Ditët e ardhshme presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj do të udhëtojnë në Nju Jork për një vizitë zyrtare. Mediat kosovare raportojnë se kreu i shtetit do të ketë si objektiv idenë e ti për korrigjim kufijsh, ndërsa Haradinaj në axhendë do të ketë liberalizimin e vizave në takimet që do të kenë.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj ditët e ardhshme do të udhëtojnë në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi në fillim të javës që vjen do të mbahen punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Mediat kosovare raportojnë se Thaçi, pritet të flasë rreth dialogut me Beogradin dhe për çështjen e kufijve me Serbinë në takimet që do të zhvillojë me krerët e shteteve të ndryshme. Por kryeministri Haradinaj në SHBA pritet të lobojë për çështjen e vizave.
Kreu i shtetit, Hashim Thaçi, ka thënë se në kuadër të këtij udhëtimi mund të takohet edhe me presidentin e SHBA-së. Pjesë e delegacionit kosovar do të jetë dhe ministry i Jashtëm Bexhet Pacolli I cili ndodhet aktualisht në Shtetete e Bashkuara të Amerikës, por edhe zyrtarë të tjerë shtetërorë, të cilët janë pjesë e Presidencës, Qeverisë dhe ministrisë së punëve të jashtme./abcnews.al