Prova klinike në vazhdim të ‘Fazës 3’ të vaksinës Pfizer/BioNTech konfirmon se mbrojtja e saj zgjat të paktën gjashtë muaj pas dozës së dytë, thanë kompanitë, informon abcnews.al
Vaksina mbetet më shumë se 91% efektive kundër sëmundjes, për gjashtë muaj. Dhe u duk se ishte plotësisht efektive kundër variantit B.1.351 të virusit, i cili është lloji dominues që qarkullon në Afrikën e Jugut, për të cilin studiuesit kishin frikë se shmangte mbrojtjen nga vaksina.
Gjithashtu, kompanitë thanë se një provë e vogël e vullnetarëve të moshës 12 – 15 vjeç tregoi efikasitet 100% në atë grup moshë./e.b-abcnews.al