Kryedemokrati Lulzim Basha përshkoi në këmbë disa nga rrugët e kryeqytetit duke e nisur nga njësia nr. 2, tek rruga e Elbasanit dhe më pas në zonën e pazarit të ri ku u takua nga afër me qytetarë dhe pronarë të biznesit të vogël. Basha i kërkoi atyre të votojnë nr. 9 për ndryshim në 25 Prill. Ai u shpreh se biznesi i vogël është shtyllë e programit ekonomik të PD.
“Biznesi i vogël është shtyllë e programit tonë ekonomik sepse janë shtyllë e ekonomisë së vendit. Prandaj duhet të votuar numri 9”, deklaroi Basha.
Kreu i PD, u zotua se në mandatin e parë të qeverisjes do të bëjë realitet votën e emigrantëve. “Kësaj radhe e bënë me hile dhe e pamundësuan votën e emigrantëve, Unë zotohem se si kryeministër i Shqipërisë në qeverisë e ardhshme emigrantët do të votojnë në mënyrë elektronike”, deklaroi Basha./mv.abcnews.al