Ministri i Brendshëm i është përgjigjur edhe akuzave të opozitës për rritje të kriminalitetit në vend dhe më konkretisht në qytetin e Vlorës. Me shifra dhe statistika Xhafaj informoi se janë më shumë ngjarje të zbardhura se në kohën e PD-së. Ai hodhi poshtë pretendimin e opozitës dhe theksoi se:
“Po të marrim Vlorën që opozita e quajti qyteti i krimit, i kapur nga terrori i vrasjeve. Nga 2006-2009 në Vlorë ishin 9 vrasje në vit, 36 vrasje 28 të zbuluara. Nga 2010-2013, 11 vrasje në vit, 42 vrasje 32 të zbuluara. 2014-2017, 32 vrasje me 22 të zbardhura, 8 vrasje në vit. Në 2018 në Vlorë janë 6 vrasje 5 të zbuluara”.
Ministri Xhafaj përjashtoi masakrën në fshatin Resulaj, ku u vranë 8 përsona, pasi sipas tij këto janë ngjarje atipike që ndodhin në çdo vend të botës dhe asnjë polici nuk mund t’i mendojë. /abcnews.al