Goleadorët kuqezi në kor: U rrit besimi në pjesën e dytë, San Marino mbrohej me 7

schedule22:54 - 31 Mars, 2021

schedule 22:54 - 31 Mars, 2021

Myrto Uzuni shënoi golin e dytë të Shqipërisë kundër San Marinos. Beratasi, i cili luan në Hungari me Ferencvaros, i dha një impuls tjetër kuqezinjve në fraksionin e dytë të lojës, aty ku erdhën edhe dy golat e fitores.

Uzuni, në lidhjen direkte me emisionin “Kuq e Zi” në Supersport tha: “Mendoj se morëm besimin në pjesën e dytë, nuk ishim mirë në fillim. Jemi të lumtur për fitoren, ishte i vetmi rezultat. Pjesën e dytë luajtëm mirë. Detyra ime është të shënoj dhe të jap asiste”. 

“Egoist te goli, pasi ishit pozicion jashtë loje? Sulmuesi duhet të jetë egoist, mezi e pret topin aty. Duhet gjithmonë të jesh i gatshëm”, tha Uzuni, i ngacmuar për golin e dytë të Shqipërisë, pas gjuajtjes së Veselit që u devijua nga beratasi. Për mediat foli edhe Rey Manaj, autori i golit të parë në fitoren 0-2.

MANAJ – “Pjesën e parë ishin më të freskët ata, 7 lojtarë ishin prapa. Me hapësirat që hapi Uzuni e Roshi, ia dolëm. Ishin ndeshje për t’u fituar kundër Andorrës dhe San Marinos. Nuk është aq e lehtë të fitosh ndeshje të tilla, sikurse mendojnë njerëzit.

Tani mendojmë në ‘Wembley’ me Anglinë të bëjmë një ndeshje tjetër. Donim t’i fitonim këto ndeshje. Mund të luajmë edhe më mirë. I morëm pikët dhe tani duhet të përgatitemi për ndeshjet me rivalët, Hungarinë dhe Poloninë”.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!