Arbër Zaimi nga Vetëvendosje u shpreh në një intervistë për emisionin “Ballkan” të gazetares Linda Karadaku në ABC se nuk shikon ngërç sa i takon zgjedhjes së Presidentes së re të Kosovës, ku sipas të gjitha gjasave do të jetë Vjosa Osmani.
“Mendoj që nuk ka ngërç sa i takon zgjedhjes së presidentes, janë shprehur tashmë edhe partitë e tjera dhe deputetët e grupeve parlamentare, ata do të qëndrojnë në seancë.
Mendoj që kjo është edhe qasja e ndërkombëtarëve, ka një qasje shumë konstruktive në këtë aspekt, dhe zgjedhjet e tjera nuk do t’i interesonin në radhë të parë partive të tjera. Mendoj që nuk ka ngërç realisht dhe presidentja e Kosovës do të mandatohet shumë shpejt nga parlamenti i Kosovës, ndoshta brenda shumë pak ditësh” tha ai./ Abcnews.al