Presidenti i shkarkuar i Katalonjës, Karles Puçdemon kërkon përpilimin e një liste të përbashkët të partive pro-pavarësisë për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohëshme të 21 dhjetorit. Ndërkohë, autoritetet belge shprehen se do duhen 3 muaj në mënyrë që ish-lideri të kthehet në Spanjë.
Lideri i shkarkuar i Katalonjës, Karles Puçdemon dëshiron formimin e një “liste të vetme”, e cila vendosë sëbashku “të gjithë demokratët” në zgjedhjet e 21 dhjetorit në rajonin autonom që u thirrën nga qeveria e Spanjës. NJoftimi ka ardhur nga vetë ish-presidenti me anë të një mesazhi në tuitër. “Një listë për Katalonjën, për lirinë e të burgosurve politikë dhe për republikën”, shkruan Puçdemon duke bërë thirrje për bashkim të të gjithë forcave politike që mbështesin pavarësinë.
Disa minuta pas mesazhit të liderit katalanas, mijëra firma online u mblodhën për peticionin, i cili siguron që zgjedhjet “të imponuara nga qeveria spanjolle më 21 dhjetor” do të jenë zgjedhje midis “demokracisë dhe imponimit, ndërmjet partive sovrane dhe shkatërruesve të vetëqeverisjes”.
Ndërkohë, Mund të duhen tre muaj për kreun katalanas dhe katër muaj për ministrat e tij të mëparshëm përpara se të kthehen në Spanjë pas urdhrit të arrestit evropian të lëshuar nga drejtësia spanjolle. Kjo është bërë e ditur nga autoritetet e Belgjikës, vend në të cilin gjendet Puçdemon dhe disa anëtarë të tjerë të qeverisë së shkarkuar të Katalonjës pas aplikimit të artikullit 155 të kushtetutës nga qeveria e Spanjës. Drejtësia belge këtë afat e përllogarit në bazë të kohës që do I duhet të shqyrtojë dokumentet e dërguara nga Madridi.
Prokuroria spanjolle akuzon Puçdemon dhe ish-ministrat e qeverisë së tij për rebelim, kryengritje dhe shpërdorim fondesh publike. Ata rrezikojnë deri në 30 vite burg secili. Akuzat janë ngritur pas shpalljes së pavarësisë nga Spanja.
Ndërkohë, qeveria belge po mundohet të shmangë ndonjë incident të mundshëm diplomatic. Ministri I drejtësisë, Koen Geens theksoi se “mandati I arrestit europian kundër liderit katalanas dhe ish-ministrave të tij nuk është një çështje politike por e drejtësisë”. “Ndryshe nga urdhëri I ekstradimit ndërkombëtar, në procedurën e mandatit të arrestit europian pushteti ekzekutiv nuk ka asnjë rol”, tha ai duke nënvizuar se bëhet fjalë për kontakt të drejtëpërdrejtë mes prokurorisë së Spanjës dhe asaj të Belgjikës.ABC News