Sot në familjen e Elita Rudit është një ditë e veçantë, pasi vëllai i saj feston ditëlindjen.
Moderatorja ka kujtuar momentin e dasmës teksa ka uruar të vëllain.
”Dashuria ime për ty nuk mund të shprehet me fjalë. Gëzuar ditëlindjen vëllai im i dashur: Të dua shumë! @denisrudii”, ka shkruar Elita në Instagram.
Kujtojmë se në fillim të këtij muaji, moderatorja dhe bashkëshorti, reperi Gjiko u bënë prindër për herë të dytë. Elita solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin më të veçantë që kishim dëgjuar, Bota.
Ky emër u paragjykua shumë nga publiku, ndaj ajo bëri një pyetje për ndjekësit e saj:
“I kisha pyt ata që paragjykojnë pse është e pranueshme emrin Ylli, Marsi, Venera (Venus), Bora, Dielli, etj. e jo Bota?”, sqaroi ajo./abcnews.al