Gentian Mezani është trajneri i ri i Luftëtarit. Vlonjati bëhet i treti teknik i gjirokastritëve në pak muaj, ndërsa synon t’i largojë nga fundi i Superligës.
Ky lloj futbolli nuk u kuptua përse nuk bindi.
Luftëtari largoi në fund të sezonit të kaluar, trajnerin Hasan Lika, pavarësisht nga kualifikimi për herë të parë në histori në Europë, por për pak muaj detyrohet ta nisë gjithçka nga e para.
Slloveni Kostiç, i sjellë me bujë për Luftëtarin europian, u largua me 4 humbje radhazi në Superligë, e me dyshime të mëdha në sfidën kontinentale, për t’i bërë vend, teknikut të tretë që nga pranvera.
“Kemi zgjedhur një trajner nga më ekspertët të Superligës shqiptare, Gentian Mezani, i cili me mbështetjen time totale dhe me mbështetjen e të gjithë stafit drejtues jam i bindur që Luftëtari do ecë dhe do arrijë gjithçka që kishim në dorë që në fillim të kampionatit”, tha Tavo.
Do të jetë pra, vlonjati Gentian Mezani, që do të drejtojë gjirokastritët.
Një ekip me jo pak vlera, me një trajner vërtet simpatik, që arriti vjet finalen e Kupës së Shqipërisë me Laçin.
Mezani do të duhet të punojë shpejt për ndeshjen e kësaj të shtune ndaj Teutës.
“Ka qenë një dëshirë e imja që vitin që shkoi. Ju e dini mirë. Këtë vit u konkretizua. Më kanë folur shumë mirë për ambientin, për njerëzit këtu. Më pëlqeu në katër ndeshjet kam parë një skuadër me lojtarë të rinj”, tha Mezani.
Nuk dihet sesa do të jetë në gjendje Mezani të arrijë kthesën me një ekip pa rezultate dhe të tronditur rëndë, ndërsa mbetet dyshimi se përse duheshin kaq shumë lëvizje në stolin e Luftëtarit.
Specialisti Hysen Dedja u shpreh kështu pak ditë më parë për Abc News.
“Këto janë enigma shumë të mëdha që e kanë kap futbollin shqiptar. Pupulli e di mirë. Njerëzit e ndershëm e dinë mirë se si ka ardhur vetëm Tavo dhe ai e dinë se si rri ai”, tha Dedja./abcnews.al