Në platformën e medias sociale TikTok është përhapur një sfidë ku t’i duhet të mbash frymën sa më gjatë të jetë e mundur. Kjo sfidë i ka kushtuar jetën një 12-vjeçari nga Pakistani. Kjo është vdekja e dytë e raportuar nga kjo lojë, ku disa muaj më parë ka humbur jetën dhe një person në Itali.
Djali 12-vjeçar i cili jetonte në Kolorado, u gjet në banjë pa shenja jete nga vëllai i tij binjak.
Shumë të rinj përdorin metoda të ndryshme për të rritur popullaritetin e llogarive të tyre në Facebook, Twitter dhe TikTok. Sidoqoftë, në disa raste, pasojat e përpjekjes për t’u bërë të popullarizuar në internet janë fatale./e.b-abcnews.al