Mbrëmjen e djeshme Holanda shkatërroi me shifrat 7-0 përfaqësuesen e Gjilbratarit, duke e dominuar ndeshjen në çdo aspekt dhe mos e lënë kundërshtarin të godasë asnjëherë drejt portës.
Pas ndeshjes, media holandeze AD dha një sugjerim të guximshëm dhe shumë interesant. Ata shkruajnë se kundrejt një kundërshtari të tillë Holanda duhet ta kishte nxjerrë portierin dhe vendoste De Ligt në atë pozicion për të bërë edhe rolin e mbrojtësit.
“Përse duhej që të mos i vishnim De Ligt një fanellë portieri dhe doreza e të luante si një portieri dhe qendërmbrojtës? Në vend të portierit vendosnim një sulmues.
Maksimumi Gjilbratari do provonte ndonjë kundërsulm, por s’do ishte problem. Pep Guardiola mund të kishte guxuar. Ndoshta Cruijff gjithashtu në të shkuarën. Tani nuk po e kuptojmë ku është kufiri midis sjelljes jo sportive dhe mendimit krijues”, shkruan kjo medie.
Nëse do ndodhte, do ishte diçka shumë e veçantë dhe do e bënte një kombëtare, populli i së cilës ka dashuruar gjithmonë spektaklin më shumë se triumfin. /abcnews.al