Arrestohet punonjësja e policisë në Rinas

schedule12:02 - 21 Shtator, 2018

schedule 12:02 - 21 Shtator, 2018

Një punonjëse e Policisë Kufitare u arrestua në flagrancë nën dyshimet për shpërdorim detyre dhe dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.

Dyshimet për implikimin polices Brunilda Duda, me detyrë kontrollore në Komisariatin e Policisë Kufitare dhe Emigracionit Rinas, lindën pas kapjes së 7 turqve, që tentuan të kalojnë kufirin shqiptar drejt Malit të Zi, të cilët deklaruan se kishin hyrë nëpërmjet Rinasit në Shqipëri.

Nga hetimet rezultoi se këta persona janë lejuar të hyjnë në territor në mënyrë anti-ligjore, nga punonjësja e policisë Duda, duke mos kryer regjistrimin në sistem. Tashmë mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Hetimet po vijojnë për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!