Mediat: Dialogu po vonon formulimin e akuzave nga Gjykata Speciale në Kosovë

schedule12:30 - 21 Shtator, 2018

schedule 12:30 - 21 Shtator, 2018

Sipas mediave serbe do të duhet më shumë se një vit për formulimin e akuzave të Gjykatës Speciale në Kosovë. E kjo vonesë sipas tyre bëhet pikërisht për shkak të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit që tashmë ka hyrë në fazë përfundimtare.

E përditshmja serbe “Blic” shkruan se Kosova është në kërkim të garancive si kusht për ecurinë e bisedimeve me Serbinë. Dhe një nga këto garanci është amnistia për ata që do të mund të akuzohen nga Gjykata Speciale në vend.

Më tej, kjo e përditshme raporton se akuzat nga Gjykata Speciale e Kosovës nuk do të formulohen për të paktën edhe një vit, derisa të përfundojnë bisedimet ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Sipas gazetës, vetëkrijimi i Gjykatës Speciale “për krimet e UÇK-së” ka shkaktuar shqetësime dhe thekson se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmendet si një një nga personat që pritet të akuzohet nga kjo gjykatë.

Mirëpo, sipas gazetës, duke pasur parasysh se Thaçi ka funksion të lartë politik, është pak e besueshme se ai, apo kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli “do të dalin para drejtësisë”.

Gazeta citon avokatin serb Nebojsa Vlajiç, i cili do të përfaqësojë viktimat e “krimeve të UÇK-së”, i cili konfirmon se nuk pret një fillim së shpejti të gjykimeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!