Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Krahas urimit më të bukur, Orinda zbulon gjininë e fëmijës për ditëlindjen e Turit

schedule10:10 - 31 Mars, 2021

schedule 10:10 - 31 Mars, 2021

Një ditë më parë, Turjan Hysko festoi 36 vjetorin e lindjes. Mes urimeve të shumta, veçohet ai i partneres së tij, Orinda Hutës që do ta bëjë baba për herë të parë. Orinda ka publikuar një foto të Turit me dy tortat për ditëlindjen, të cilën e ka shoqëruar me këngën e Beyonce-s “Daddy Lessons”.

Pjesa që ka përzgjedhur ajo është pikërisht momenti ku dëgjohet të thuhet “Daddy’s little girl”, duke treguar kështu se çifti është në pritje të një vajze. Kujtojmë që dyshja e famshme konfirmoi lajmet që qarkullonin prej javësh se janë në pritje të fëmijës së parë, përmes një fotoje.

Ata realizuan një set të veçantë fotografik, të cilin e ndau Orinda me ndjekësit në Instagram. “Duke pritur mrekullinë që Zoti zgjodhi të na bekojë”, shkroi Orinda. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!