Çfarë ndodh kur bashkoni vajin e ullirit me hudhrën në një enë qelqi të mbyllur

schedule20:00 - 30 Mars, 2021

schedule 20:00 - 30 Mars, 2021

Hudhra është përdorur prej shekujsh kundër shumë sëmundjeve. Ajo shërben si një antioksidant dhe një shtysë e rëndësishme për sistemin imunitar.

Siç e dimë, hudhra prodhon një lëndë kimike të quajtur alicinë, e cila çlirohet në momentin që hudhra pritet ose grihet. Alicina është ajo që mban të gjithë peshën e fuqisë së madhe pastruese të hudhrës.

Vaji i ullirit ka vlera të pakundërshtueshme shëndetsore.

Sipas agroweb.org, disa ekspertë thonë se ai përbën kurën ideale të jetëgjatësisë. Studimet kanë treguar se konsumi i vajit të ullirit së brendshmi por edhe aplikimi në lëkurë ka vlera dhe përfitime të mëdha.

Kombinimi i këtyre dy përbërësve të rëndësishme është i famshëm për vlerat shëndetsore që përcjell. Tretja e hudhrës në vaj ulliri i shumëfishon vlerat e të dy përbërësve.

Një pikë nga vaji i ullirit ku keni tretur hudhrën është shumë i mirë për shijen e ushqimit por edhe kundër infeksioneve, rritjes së flokëve dhe kundër zbokthit.

Një nga mënyrat e ndërthurjes së hudhrës në vaj ulliri është që t’i bashkoni të dyja në një enë qelqi të mbyllur mirë.

Në këtë mënyrë do të përfitoni një lëng ideal për aplikime në lëkurë. Por nëse vajin në fjalë dëshironi ta konsumoni atëherë hudhrat e grira duhen tharë në diell për 3-4 ditë për të hequr çdo gjurmë lagështie.

Më pas hudhrat mund të shtohen tek vaji i ullirit duke u siguruar që enët dhe duart tuaja të jenë të thata./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!