Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë pamje me dron nga rrethrotullimi i Doganës së Tiranës. Rama shprehet se pas hapjes së tunelit nr.4 është lehtësuar qarkullimi i automjeteve , ndërsa shton se së shpejti do të bëhet edhe hapja e tunelit nr.3.
Ky tunel, thekson Rama, do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve nga Durrësi në drejtim të zonës së Astirit dhe krijojë kushtet për përshpejtimin e ndërtimit të tuneleve të tjera në proces.
“Pas hapjes së tunelit Nr.4 që ndikoi në lehtësimin e qarkullimit të mjeteve, së shpejti do të bëhet edhe hapja e tunelit Nr.3 i cili do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve nga Durrësi në drejtim të zonës së Astirit dhe krijojë kushtet për përshpejtimin e ndërtimit të tuneleve të tjera në proces”, shkruan Rama./mv.abcnews.al